Nxënësit e “Pavarësisë” sot iu kthehen bankave të shkollës

Nxënësit e “Pavarësisë” sot iu kthehen bankave të shkollës

Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (ShFMU) “Pavarësia” në Prishtinë do të kthehen sot në bankat shkollore.

Sipas njoftimit të shkollës thuhet se sot do të vazhdojnë procesin edukativo-arsimor sipas skenarit A dhe orarit mësimore.


“Nxënës të dashur, prindër dhe mësimdhënës të nderuar! Nesër, do të kthehemi në shkollë për të vazhduar procesin edukativo-arsimor, sipas skenarit A dhe orarit mësimor. Po e vazhdojmë punën në kushte shumë më të mira ngase janë bërë investime dhe punë të rëndësishme, për te krijuar ambient sa më të përshtatshëm pune. Falënderojmë Komunën e Prishtinës, DKA, në veçanti drejtoreshën, znj. Shpresa Shala dhe stafin e saj për përkrahje të vazhdueshme, në këtë kohë shumë sfiduese. Një falënderim të veçantë për dy menaxherët shembull, zotr. Sadik Hajdini dhe Ylber Jashari. Uroj dhe përgëzoj shumë mësimdhënësit për punën e tyre tepër sfiduese, sidomos në organizimin e mësimit online, nxënësit për angazhim e prindërit për bashkëpunim. E vlerësoj shumë punën e stafit teknik të cilët po bëjnë punë pa orar!”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Për rikthimin nxënësve të kësaj shkolle në bankat shkollore ka shkruar edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

“Përfundoi renovimi i toaleteve dhe  gelqerosja e SHFMU “Pavarësia”  gati për rifillim të mësimit në skenarin A të martën, në kushte shumë më të mira. Shendet për nxënësit, stafin e shkollës dhe punë të mbarë!”, ka shkruar Shala.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: