Nxënësit e Luginës me tekste të njëjta mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë

Nxënësit e Luginës me tekste të njëjta mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë

Duke filluar nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa.

Ai me këtë rast ka falënderuar Ministrinë e Arsimit, Sportit e Rinisë të Shqipërisë dhe ambasadorët e Quintit, si dhe ambasadorët e grupit jo formal “Miqtë e Luginës”.


“Arsimi në Luginë të trajtohet si çështje e madhe vlerash të përqendruar te cilësia. Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. + 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo anëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë. Përveç, teksteve për lëndën e historisë dhe gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se tash do ta kenë fokusin për përdorimin e teksteve mësimore edhe për shkollat e mesme.

Lexo edhe

Video

1 Comment

Comments are closed.

error: