Nxënësit e fshatit Velezhë bëhen me objekt të ri modern shkollor

Nxënësit e fshatit Velezhë bëhen me objekt të ri modern shkollor

Kandidati për të parin e Prizrenit, njëherësh kryetari aktual nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mytaher Haskuka vazhdon t’i kushtojë një rëndësi të veçantë arsimimit të të rinjve të kësaj komune përmes investimeve të reja në infrastrukturën shkollore.

Duke iu falënderuar kësaj pune të palodhshme, nga sot nxënësit e fshatit Velezhë janë bërë me objekt të ri dhe modern shkollor. 


Objekti i ri shkollor ka nëntë 9 klasa mësimi, dy klasa për parashkollorë, kabinetet për biologji, kimi, fizikë dhe informatikë, biblioteka, tri zyre administrate, kaldajën me depo, nyjat sanitare për nxënës dhe për persona me aftësi të kufizuara, nyjat sanitare për personel, depo.

Kryetari Haskuka thotë se një rëndësi tjetër të veçantë po i japin edhe ndërtimit dhe renovimit të sallave të edukatës fizike.

Ai ka bërë të ditur se po sot, në SHFMU “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur kanë përuruar edhe rekuizitat sportive për sallën e edukatës fizike.

“Ne do t’i vazhdojmë të investojmë edhe në laboratorët për lëndët shkencore në shkolla. Investimi në arsim, është investimi më i domosdoshëm për të ardhmen e një populli”, ka thënë Haskuka në një postim në Facebook.

Ndryshe, DKA-ja në Prizren ka ndarë 500 tableta për nxënësit në nevojë, si dhe ka vënë në dispozicion platformën elektronike për mësimdhënie eduprizren.net ku tani janë rreth 1400 video të përgatitura, të cilat mund t’i përdorin për njësitë mësimore ku keni vështirësi.
Komuna e Prizrenit
Mytaher Haskuka
Xhemile Thaçi Vezgishi 

Lexo edhe

Video

error: