Nura merr mbështetje nga bashkëshortja e Veselit

Nura merr mbështetje nga bashkëshortja e Veselit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, është takuar me bashkëshorten e Kadri Veselit, Violetën, të cilën e ka falënderuar për mbështetje.

Përmes një statusi në Facebook, Nura ka thënë se fitorja e tij do të jetë dedikim për ish-presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli.

Ky është statusi i tij i plotë:

Kam mirëpritur me respekt të veçantë bashkëshorten e kryetarit Veseli, znj.Violetë, me të cilën ndajmë mendim të përbashkët se heronjtë e gjallë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë, do të dalin triumfues e faqebardhë në fund të procesit politik me të cilin po përballen.

Kanë tejkaluar sfida edhe më të rënda dhe kanë triumfuar.


Faleminderit për përkrahje, znj.Violetë!

Fitorja jonë do të jetë dedikim për presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli.

Ua kemi borxh një fitore të madhe më 17 tetor.

#PDKNUKTHYHET

#FADILNURA177

#MESAMILUSHTAKUN

Lexo edhe

Video