Ndonëse kishte dështuar të votohet në Kuvendin e Kosovës projektligji për Kodin Civil, kryeministri Albin Kurti është zotuar se do të angazhohet personalisht të ndërtoj një shumicë parlamentare në mënyrë që sipas tij të mbështetet kjo nismë.
Kurti këtë zotim e ka bërë në një fjalim të mbajtur në Berlin, në kuadër të një organizimi të Partisë Socialdemokrate gjermane.
Ai në një prononcim për KosovaPress përsëriti qëndrimin kundër, duke theksuar se nuk do të votojë asnjëherë një ligj të tillë.
Më tej, ai deklaroi se në këtë mandat nuk do të jetë prapë në votim Kodi Civil.
Një pjesë e madhe të deputetëve të Vetëvendosjes, e kanë kundërshtuar Kodin Civil te pjesa e martesave të gjinisë së njëjtë./Sh.Pajaziti
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...