“Nuk rri dot pa ua thënë vëllazërisht”, Rama iu drejtohet deputetëve për Specialen
Lajme
Lexohet për: 3 min.
rama---NEW
5 orë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nëse Kuvendi i Kosovës do të ndërmerrte nismë për t’iu drejtuar shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale për të ndarë me to dyshimin për cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor, ai do ta mbështeste.

Në fjalimin e tij para deputetëve në seancën e dy kuvendeve që u mbajt në Prishtinë, Rama u shpreh i habitur pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë deri tani asnjë nismë të tillë.

“Nuk rri dot po ashtu pa ua thënë këtu vëllazërisht çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për t’iu kërkuar, përmes një rezolute, të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim:, tha Rama.

"Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit. Ndoshta ku shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është një gjëmë e madhe, jo për ata të katër njerëz të thjeshtë, as vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për vetë integriteti ne drejtësisë ndërkombëtare të cilës kjo republikë përmes përfaqësuesve të saj në këtë sallë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi republikën, dhe prandaj nuk mund të lihet, sipas meje, në heshtjen shurdhuese që ushqehet prej gjithfarë motivesh, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund”, shtoi Rama.

Ai tha se pa Thaçin dhe UÇK-në, “e sotmja do t’i ngjante më shumë të shkuarës sesa të ardhmes”.

“Nuk e dimë sot dot se çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në hyrje të këtij shekulli, por çfarë dimë ne me siguri është se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha nuk do të kishin ardhur dot, ashtu siç erdhën dhe sotmja me shumë gjasë do t’i ngjante shumë më tepër të shkuarës sesa të ardhmes, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me në krye Hashim Thaçin”, tha Rama.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në një proces gjyqësor ndaj të cilëve rëndojnë akuza me pretendime për krime lufte.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit 2020.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024