Nuk respekton urdhrin mbrojtës nga gjykata, sulmon sërish ish bashkëshorten

Nuk respekton urdhrin mbrojtës nga gjykata, sulmon sërish ish bashkëshorten

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të moszbatimit të urdhrit mbrojtës nga Gjykata, në Suharekë.

Të dielën një grua e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.


I dyshuari, sipas Policisë, është penguar nga disa persona, por i njëjti ka arritur që t’i marrë telefonin viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.

Rasti është inicuar si moszbatim i urdhrit mbrojtës.  

“Suharekë, 25.09.2022-09:30.  Viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata,  ka njoftuar se  ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij . I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës  dhe  të largohet në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, njofton policia.

Lexo edhe

Video