Nuk respektohet privatësia e pacientëve, u shpërndanë fotografi të personave të helmuar në Deçan

Nuk respektohet privatësia e pacientëve, u shpërndanë fotografi të personave të helmuar në Deçan

E drejta e pacientit për konfidencialitet në Kosovë më shumë shkelet se sa respektohet. Kjo ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, derisa politikanë të ndryshëm kanë shpërndarë fotografi me pacientë të helmuar në Deçan. Në anën tjetër pothuajse çdo pacient po përballet çdo ditë me korrupsionin, ndërkohë që shume nga shërbimet duhet t’i paguajnë nga gjepi i tyre.

Kështu u tha në tryezën e rrumbullaket me temën “Të drejtat dhe Siguria e pacientit” të organizuar nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Bashkim Isari i cili ka përvojë të gjatë në fushën e të drejtave të njeriut ka treguat për përvojën e tij me një anëtar të familjes i cili ka qenë i sëmurë me leukemi akute.

“Barna ka, por si të mbërrijmë deri te barnat dhe cili është kualiteti i tyre. Rasti në familje ku kemi pasur një sëmundje të keqe me leukemi akute, më ka ballafaquar me shumë vështirësi. Mjekimi dhe rehabilitimi i të sëmurëve me etikën e mjekësisë nuk është në nivelin e duhur e veçmas në QKUK. Pacientëve nuk u garantohen të drejta të barabarta, kemi shumë mangësi dhe lëshime. Nuk informohet si duhet dhe nuk kanë përgjigje adekuate për shumë sëmundje. Në shumë raste pacienti komunikon me mjekun në korridor dhe nuk merr informata të nevojshme”, ka treguar ai para anëtarëve të komisionit.

Më tej, ai ka treguar se si për shume pacientë lejohet që nga jashtë të sjellin ushqime,  e për disa jo.

“Kam has në një pacient i cila e ka sjell nënën e vet të shërohet, por mungon mbajtësi i infuzionit. Dhe djali është i detyruar me dorë të mbaj për 1 orë e 30 minuta të mbaj infuzionin”, ka shtuar ai.

Ai ka lutur anëtarët e komisionit që të merren masa në këtë drejtim, meqë sipas tij këto kanë vlerë më shumë se politika.


Tutje, kryetarja e komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se qëllimi i këtij takimi është që të gjithë ata që tash e sa vjet merren me sigurinë e pacientit të japin imputet e tyre në legjislacion.

“Siguria e pacientit përkufizohet si parandalim i dëmtimit. Me rëndësi të veçantë është transparenca”, tha ajo.

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra tha se të drejtën për masën preventive jo gjithmonë pacientët e gëzojnë. 

“Korrupsioni është i lartë dhe  pacientët atakohen çdo ditë me këto raste. Ata ende paguajnë nga gjepi i tyre.  Shteti ende nuk organizon fushata vetëdijësuese për tu mbrojtur nga sëmundjet. Ende pacienti nuk ka mundësi me zgjedh mjekun e tyre familjar. 80 për qind e kujdesit shëndetësor jepet nga këta mjek. E drejta e konfidencialitetet, më shumë shkelet se sa respektohet. Shumë politikanë dje kanë shpërndarë fotografi me pacientë në QKMF në Deçan”, ka theksuar ai.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Pleurat Sejdiu deklaroi se nuk ka sistem shëndetësor të mirë në Kosovë. Madje, ka folur edhe për numrin e madh të profesionistëve shëndetësorë që po dalin jashtë vendit.

“Ne jemi i vetmi shtet që nuk kemi një ligj për punëtorët shëndetësorë. Unë mendoj se është keqinterpretuar që mjekët po kërkojnë paga, problemi kryesor është te kushtet e punës. Kushtet e punës janë ato qe po i detyrojnë mjekët të shkojnë jashtë . Shifrat e mëngjesit të sotëm janë 72 mjekë që kanë shkuar jashtë, e deri në fund të vitit besoj do të jenë mbi 140”, ka shtuar Sejdiu.

Ndërsa, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Arianit Jakupi tha se “Në shumë raste pacientët nuk kanë qasje në barna. Meqë shumë kompani farmaceutike nuk kanë interes të regjistrojnë barna në Kosovë”.

Lexo edhe

Video

error: