Nuk miratohet propozim-vendimi për zgjedhjen e 5 zëvendës të Avokatit të Popullit në Kuvend

Nuk miratohet propozim-vendimi për zgjedhjen e 5 zëvendës të Avokatit të Popullit në Kuvend

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sërish ka dështuar ta miratojë propozim-vendimin të Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen në Kuvend të pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Debat ndërmjet deputetëve u bë dërgimi në seancë plenare i emrave për zëvendës bashkë me raportet dhe shqetësimet që janë ngritur në tri mbledhjet e kaluara lidhur me këtë proces.

Një gjë të tillë e kërkoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.,


Po këtë e kundërshtoi anëtarja e komisionit nga PDK, Ariana Musliu, e cila tha se dërgimi në seancë i materialeve tjera është e panevojshme.

Deputetët vendosën që nesër të mblidhet sërish komisioni dhe në bazë të rekomandimeve të zyrës ligjore të procedojnë tutje.

Komisioni po vazhdon punimet, derisa Avokati i Popullit, Naim Qelaj po prezanton raportin vjetor të institucionit  për vitin 2020.

Lexo edhe

Video

error: