Nuk lirohen masat ndaj COVID-19

Nuk lirohen masat ndaj COVID-19

Edhe sot komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19 mbajti takim, ku diskutuan për lirimin apo shtrëngimin e masave.

Pas takimit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj para gazetarëve tha se edhe përkundër kërkesave për lehtësimin e masave një gjë e tillë nuk do të ndodhë, meqë siç theksoi ai është në fazë delikate për çka duhet të ulet edhe më tej lakorja e rasteve të të infektuarve dhe rasteve e vdekjeve.

“Jemi shumë vetëdijshëm që presioni për të liruar veprimtaritë e tjera ka qenë në rritje ditët  e fundit dhe është sidomos nga bizneset, banjat rehabilituese, ndryshimi i orarit të qarkullimit, kinematë , veprimtaritë tjera kulturor sportive, por edhe përmes juve dhe anëtarëve të komitetit, ne akoma jemi në një fazë delikate, jo vetëm ne por gjithë rajoni e mbarë bota. Ju e shihni që edhe vendet e tjera janë shumë të kujdesshme dhe disa edhe kanë rikthyer masat…ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, na duhet ta ulim lakoren e infektimit në masë të madhe, sigurojmë që mos të kemi numër të rasteve të vdekjeve dhe për disa ditë do të jemi në vlerësim të këtyre masave”, tha Zemaj.

Po ashtu, ai ka kërkuar edhe fushatë vetëdijësuese për nxënësit, prindërit e mësimdhënësit në mënyrë që në fillim të vitit ata të mos jenë të painformuar.  


“Është shumë me rëndësi që nëse hyjmë në fazën e filmit të vitit të ri shkollor, nga sot dhe çdo ditë duhet të rrisim kapacitetin tonë informues, disiplinën”, potencoi Zemaj.

Zemaj tha edhe se për t rritur kapacitet e spitalit edhe për 500 shtretër, po diskutohet që objekti i ri i Klinikës Emergjente të shfrytëzohet për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

“Ne jemi në diskutim që të objektit të tanishëm vetëm është ndërtuar fizikisht, objekti i Klinikës Emergjente ta marrim në shfrytëzim për nevojat e trajtimit të pacientëve me COVID19 dhe kurdo që përfundon pandemia objekti do të kthehet në destimin edhe për çka është ndërtuar”, tha Zemaj.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës, Valbon Krasniqi, ka folur edhe për ankesat e Shoqatës së të Verbërve,  për çka ka thënë se ka kontaktuar me ta dhe me komisionet përkatëse dhe se tashmë kanë filluar të bëhen ekzaminimet për këta pacientë.

“Sa i përket vizitave f të SHOQATËS së të Verbërve dhe komisionet përkatëse unë kam kontaktuar me shoqatën dhe komisionet përkatëse dhe ata kanë filluar punën sa i përket ekzaminimeve me këta pacientë por kam kërkuar që të respektohen masat sa i përket parandalimit të infeksioneve dhe kam kërkuar që të bëhen me termine të caktuara”, tha Krasniqi.

Lexo edhe

Video

error: