Nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Pavarësisht që deputetët po marrin pjesë në seancë, ata nuk votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, derisa vetëm 40 prej tyre morën pjesë në votim.

Në vazhdimin e seancës plenare kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani duke lëvduar punën e deputetëve ka fajësuar sërish Qeverinë e Kosovës se nuk ka sjellë projektligjet në Kuvend për miratim.

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor është hedhur në votim Propozim-Rezoluta lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së, nuk ka kaluar në kuvend.


“E kam për detyrë dhe në emrin tuaj që sërish t’i refuzoj propagandat se deputet e kuvendit të Kosovës nuk e kanë kryer punën e tyre. Nga 120 ligjet që trumbetoheshin që kinse deputetët nuk i kanë trajtuar në faklt nuk kanë ardhur në kuvendin e  Kosovës, sepse nuk i ka sjellë qeveria e Kosovës”, theksoi ajo.

Kuvendi po vazhdon votimin e për pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020.

Po ashtu me 28 për dhe 52 kundër dhe një abestim nuk ka kaluar as Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit  të Kosovës, pas lejimit të  përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

Lexo edhe

Video

error: