Nuk ka të lënduar nga djegia e autobusit në Hajvali

Nuk ka të lënduar nga djegia e autobusit në Hajvali

Një autobus është djegur sot në rrethana ende të pasqaruara në Hajvali të Prishtinës.


Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme material”, tha Ahmeti.

Lexo edhe

Video