Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, nuk u përgjigj kur u pyet për thashethemet që e lidhnin atë me Juventusin por sugjeroi se nuk kishte "asnjë garanci në jetë".
“Zonja e Vjetër” po përgatitet të humbasë Federico Chiesa në javët e ardhshme dhe ka identifikuar 22-vjeçarin gjerman si një zëvendësues të mundshëm. Ai ka kontratë me Dortmundin deri në qershor të vitit 2027 dhe vlerësohet të kushtojë të paktën 35 milionë euro, raporton KosovaPress.
Duke folur për “Ruhr Nachrichten”, Adeyemi u pyet për thashethemet që e lidhin atë me një lëvizje te Juventusi këtë verë
“Nuk mund të them asgjë për këtë, unë vesh fanellën e Borussia Dortmund dhe jam shumë i lumtur që e bëj këtë. Megjithatë, nuk ka garanci në jetë”, tha Adeyemi.
Ndryshe, Adeyemi njihet edhe si dhëndri i Kosovës, pasi që është partneri i këngëtares nga Kosova, Loredana.