Nuk ka fitues në derbin mes Italisë e Zvicrës

Nuk ka fitues në derbin mes Italisë e Zvicrës

Ka përfunduar derbi në stadiumin “Olimpico” mes Kombëtares së Italisë dhe asaj të Zvicrës, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluar nuk është përcaktuar fituesi, pasi që të dy kombëtaret kanë barazuar me rezultat 1:1, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishin “Helvetikët” ata të cilët kaluan në epërsi të parët, ku mbrojtësi i Mainz Silvan Widmer shënon në minutën e 11’ për 1:0.


Golin e barazimit për Italinëdhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Giovanni Di Lorenzo, pas një asistimi të Lorenzo Insignes në minutën e 36’.

Me pikët e reja, Italia zë vendin e parë në Grupin C me gjithsej 15 pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë.

Rezultati final i ndeshjes mes Italisë dhe Zvicrës është i barabartë 1:1.

Lexo edhe

Video

error: