Nuk ka fitues në derbin mes Bayernit dhe Bayer Leverkusenit

Nuk ka fitues në derbin mes Bayernit dhe Bayer Leverkusenit

Ka përfunduar ndeshja interesante mes gjigandit gjerman Bayern Munich dhe skuadrës së Bayer Leverkusenit, e vlefshme kjo për xhiron e 25 të Bundesligën gjermane.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munich ka barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën e Bayer Leverkusenit, përcjell KosovaPress.


Të dy golat janë shënuar nga lojtarët e Bayern Munichut, ku fillimisht Nicklas Sule zhbllokon rezultatin në 1:0 për “Bavarezët”, kurse Thomas Muller shënon autogol në minutën e 36’ për të barazuar shifrat në 1:1 për Leverkusenin, dhe për të vendosur rezultatin final 1:1.

Me pikët e reja, Bayerni vazhdon të kryesojë tabelën me gjithsej 59 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Bayer Leverkusenit, që zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 45 pikë.

Rezultati final i ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Bayer Leverkusenit është 1:1.

Lexo edhe

Video