Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Nuk ka datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë

Nuk ka datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu nuk ka bërë të ditur një datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Pas mbledhjes së ekzekutivit, Kryeziu ka thënë se askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit, duke shtuar se i njëjti është parim themelor i marrëdhënieve mes shteteve.

“Nuk ka një datë të caktuar, mirëpo kjo është një çështje e cila vendoset mbi parime e më pastaj ekzekutimi saj është çështje e planifikimit të qeverisë sonë”, tha ai.


Para gazetarëve, Kryeziu ka thënë se reciprociteti nuk është nocion i ri për Lëvizjen Vetëvendosje dhe se askush nuk mund të kontestojë këtë parim për të cilin tha se buron nga sovraniteti i shtetit të Kosovës.

“Ne jemi të interesuar për marrëdhënie dhe trajtim të barabartë dhe barazia në mes shteteve sepse ndër të tjera kjo është përgjegjësi edhe e qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës që të garantojë se shteti ynë dhe qytetarët tanë trajtohen në mënyrë të barabartë dhe dinjitetshëm. Mendoj që askush nuk duhet të ndjehet në siklet apo i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit, përfshirë këtu edhe shtetin e Serbisë”, shtoi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore ka paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit me Serbinë, për çka ka thënë se do të jetë çështje javësh pasi të marrë udhëheqjen e qeverisë.

Lexo edhe

Video

error: