Nuhiu zbulon arsyen pse Drita e shkarkoi nga posti i trajnerit

Ardian Nuhiu nuk është më trajnerin i klubit futbollistik Drita. Lajmi është dhënë të enjten në një konferencë për media ku ishin të pranishëm trajneri Ardian Nuhiu dhe drejtori gjeneral i klubit gjilanas, Feti Murseli.

Në konferencë, nga të dy palët u konfirmuar se ky vendim u mor për shkak të humbjes nga Liria dhe eliminimit nga Kupa e Kosovës.

Drejtori gjeneral i klubit Feti Murseli bëri të ditur se vendimi për shkarkimin e Nuhiut u mor për shkak të eliminimit të hershëm nga Kupa e Kosovës.

“Pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Kosovës dhe në konsultim me presidentin dhe në vazhdimësi më vonë edhe me trajnerin kemi arritur një marrëveshje të dyanshme që duhet të reflektojmë, duhet të ndryshojmë diçka dhe ne që kemi pranuar të merremi me këtë profesion thuajse dihet që ndryshimi i parë që vie, vie nga shtabi teknik, kurse për sukseset dhe rezultatet flasin vet edhe pozita e parë aktualisht në vendin e parë.”, tha Murseli.


Kurse trajneri Ardian Nuhiu zbuoi se menjëherë pas humbjes nga liria ka pasur një takim me drejtuesit e klubit të cilët ia kanë konfirmuar se duhet të ndërpritet bahskëpunimi dhe se kjo është zgjidhja më ekonomike.

“Thjeshtë është marrë vendim nga drejtuesit, nga presidenti në fakt, ka marrë vendim që duhet të ndërpritet bashkëpunimi. Kemi pasur një takim me drejtuesit, është marrë vendimi se është e rrugës momenti që pas atij mossuksesi të djeshëm është më ekonomike dhe lëvizja që duhet bërë është trajneri. Do të thotë është ndërprerë kontrata me një vendim të dyanshëm në fakt me drejtuesit e klubit.”, tha Nuhiu.

Drejtori i klubit, Murseli në fund shtoi se klubi ende nuk ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës dhe se deri të meret ky vendim nevojitet një kohë më e gjatë.

Nga ana tjetër, Nuhiu nuk e mohoi mundësinë që të jetë edhe më tutje në futbollin kosovar, por që tha se për momentin nuk është duke vlerësua ndonjë ofertë.

Lexo edhe

Video