Përveç garave të ekipit kosovar të xhudos, edhe sporti i notit garoi sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Notin e përfaqësoi Alush Telaku, i cili garoi në LM Oran 2022 në disiplinën 50 metra delfin, përcjell KosovaPress.
Telaku tregoi paraqitje të kënaqshme, duke përfunduar me kohë 26.74 sekonda dhe duke u renditur i 18-ti, por që nuk ishte e mjaftueshme të kualifikohet në finale.
Kjo nuk do të jetë gara e fundit e Telakut, pasi ai do të garojë edhe në disiplinat e 100 dhe 200 metrave, të cilat do të zhvillohen më datat 4 dhe 5 korrik.