Notat e lojtarëve në ndeshjen mes Senegalit e Katarit – foto

Notat e lojtarëve në ndeshjen mes Senegalit e Katarit – foto

Kombëtarja e Senegalit e ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, duke mposhtur pikërisht nikoqirin e kësaj gare, Katarin.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe gjashtë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Al Thumama”, Senegali e ka mposhtur Katarin me rezultat 3:1, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Boulaye Dia, i cili kaloi Senegalin në epërsi prej 1:0 në minutën e 41’ të ndeshjes.

Senegali e vazhdoi paraqitjen e mirë edhe në pjesën e dytë, ku e thelloi epërsinë në 2:0 përmes golit të shënuar nga Famara Diedhiou në minutën e 48’.


Katari arriti ta gjejë golin e nderit të ndeshjes në minutën e 78’, ku Mohammed Muntari shënoi për ta ngushtuar epërsinë e Senegalit në 2:1.

Por, ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për nikoqirët e këtij turne, pasi që Senegali e gjeti edhe golin e tretë të ndeshjes përmes Bamba Dieng, i cili vulos rezultatin final 3:1 në minutën e 84’.

Më i miri i ndeshjes ishte Famara Diedhiou, i cili u vlerësua me notën 7.7 , notë kjo me të cilën u vlerësua edhe bashkëlojtari i tij Boulaye Dia, ndërkaq më i dalluari te Katari ishte Mohammed Muntari me notën 7.2.

Në anën tjetër, lojtari me notën më të dobët të ndeshjes u vlerësua portieri i Katarit, Meshaal Barsham (5.3).

Më poshtë mund të gjeni statistikat e ndeshjes dhe notat e lojtarëve.

Lexo edhe

Video