Notat e lojtarëve në ndeshjen mes Holandës e Ekuadorit – foto

Notat e lojtarëve në ndeshjen mes Holandës e Ekuadorit – foto

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Holandës dhe asaj të Ekuadorit, ku nuk është përcaktuar fituesi.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe gjashtë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Khalifa International”, Holanda dhe Ekuadori kanë barazuar me shifrat 1:1, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Cody Gakpo, i cili kaloi Holandën në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 6’ të ndeshjes.


Ndërkaq, golin e barazimit për Ekuadorin e shënoi Enner Valencia në minutën e 49’, kur edhe e vulosi rezultatin final të ndeshjes në 1:1.

Më i miri i ndeshjes ishte mesfushori Frenkie De Jong, i cili u vlerësua me notën 7.4, ndërsa më i dalluari tek Ekuadori ishte Enner Valncia me notën 7.0.

Ndërkaq, lojtarët që u vlerësuan me notën më të dobët të ndeshjes ishin portieri Galindez (5.7) dhe mesfushori Caicedo (5.7).

Statistikat e ndeshjes dhe notat e lojtarëve i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video