Notat e lojtarëve në ndeshjen mes Francës e Danimarkës, Mbappe më i miri

Notat e lojtarëve në ndeshjen mes Francës e Danimarkës, Mbappe më i miri

Kampioni botëror ka siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e Francës e ka mposhtur sot atë të Danimarkës me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Kylian Mbappe, i cili kaloi Francën në epërsi në minutën e 61’ të ndeshjes.


Epërsi e francezëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi që Danimarka e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 68’ përmes golit të Andreas Christensen.

Ndërkaq, katër minuta para fundit të ndeshjes, respektivisht në minutën e 86’, Kylian Mbappe shënon golin e dytë personal të ndeshjes, dhe golin e fitores për Francën, duke vulosur rezultatin final në 2:1.

Më i miri i ndeshjes padyshim që ishte Kylian Mbappe, i cili u vlerësua me notën 8.8, kurse më i dalluari te Danimarka ishte mbrojtësi Andreas Christensen me notën 7.2.

Më poshtë i gjeni statistikat e ndeshjes dhe notat e lojtarëve në ndeshjen Francë-Danimarkë.

Lexo edhe

Video