Norvegjia ngre nivelin e gatishmërisë së ushtrisë për shkak të luftës në Ukrainë

Norvegjia ngre nivelin e gatishmërisë së ushtrisë për shkak të luftës në Ukrainë

Nga 1 nëntori, Norvegjia do ta vendosë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë për shkak të luftës në Ukrainë, tha të hënën kryeministri norvegjez.

Jonas Gar Stjore tha në një konferencë për shtyp se kjo është situata më e rëndë e sigurisë në disa dekada.


“Nuk ka indikacione se Rusia po e zgjeron luftën e saj në vende të tjera, por për shkak të tensioneve të shtuara, ne jemi më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave të ndikimit”, tha ai.

Norvegjia vendosi ushtrinë për të mbrojtur platformat e saj në det të hapur dhe objektet në tokë pas sulmit në gazsjellësin Nord Stream më 26 shtator dhe mori mbështetje nga marina britanike, franceze dhe gjermane.

Lexo edhe

Video