Norvegjia mbështet Kosovën në tejkalimin e sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e saj

Norvegjia mbështet Kosovën në tejkalimin e sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e saj

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend pas shpalljes së pandemisë me Covid-19, që ka përfshirë edhe vendin tonë.

Gecaj tha se të gjitha ekipet janë duke bërë një punë mjaft të mirë për parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe menaxhimin e situatës së përgjithshme në Kosovë.


Ndërsa ambasadori Grondahl u shpreh i kënaqur me përkushtimin e autoriteteve të Kosovës në menaxhimin e kësaj pandemie, si dhe vlerësoi lart kujdesin që qytetarët e vendit janë duke treguar në këtë periudhë.

Në fund të këtij takimi, diplomati norvegjez u zotua se do të përkrahë MPBAP-në në tejkalimin e sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

 

Lexo edhe

error: