Norma vjetore e inflacionit në Bullgari ka mbetur e pandryshuar në 2.8%
Lexohet për: 1 min.
btaa
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në korrik 2024, norma vjetore e inflacionit të Bullgarisë mbeti e pandryshuar në 2.8%, raportoi kështu të martën Zyra Statistikore e Komisionit Evropian (Eurostat). Inflacioni vjetor i Bashkimit Evropian ishte 2.8%, nga 2.6% në qershor dhe norma e inflacionit të eurozonës ishte 2.6%, nga 2.5% në muajin e kaluar, tregojnë të dhënat.

Inflacioni vjetor në Bullgari në korrik 2024 ishte 2.8%, por në bazë mujore (krahasuar me qershor 2024) çmimet e konsumit u rritën me 1.2%.

Në korrik 2024, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të eurozonës erdhi nga shërbimet (+1,82 pikë përqindje, pp), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (+0,45 pp), mallrat industriale joenergjetike (+0,19 pp) dhe energjia (+0,12 pp).

Në korrik të vitit 2023, Bullgaria regjistroi një normë vjetore të inflacionit prej 7.8%, në BE ishte 6.1% dhe 5.3% në euro zonë./BTA-KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025