Nora Gjakova do të garojë për medaljen e bronztë

Nora Gjakova do të garojë për medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare ka pësuar humbje në gjysmëfinale, dhe tani do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Nora Gjakova ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian kundër portugezes Telma Monteiro, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, përcjell KosovaPress.


Për medaljen e bronztë, Gjakova do të përballet me xhudisten gjeorgjiane, Eteri Liparteliani.

Në rrugëtimin e saj për në Lisbonë 2021, Gjakova mposhti në raundin e dytë xhudisten Ubasart të Spanjës, pastaj në raundin e tretë e eliminoi rusen Mezhetskaia, kurse në gjysmëfinale u mposht nga portugezja Telma Monteiro.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: