Nju Jorku bëhet me rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Nju Jorku bëhet me rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Shqiptarët në Nju Jork do të kenë rrugën me emrin e heroit tonë të madh kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Përurimi i rrugës është bërë dje në Bronx dhe në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams dhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Me këtë rast shqiptarët në Nju Jork kanë organizuar një tubim me muzikë shqipe e flamuj për nder të kësaj ngjarjeje.


“Një ditë e mrekullueshme dje në Nju Jork, me komunitetin fantastik shqiptar atje, për të përuruar rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, së bashku me kryebashkiakun Eric Adams. Jam kaq i lumtur që Fan Noli, i cili shkroi Historinë e Skënderbeut dhe Skënderbeu, që bëri historinë e lavdishme të kombit shqiptar, janë bashkë në rrugët e Nju Jorkut. Krenar”, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Ndërsa kryebashkiaku Eric Admas ka thënë se shqiptarët në Nju Jork janë punëtorë të palodhur dhe të devotshëm.

“Kur flas për njujorkezët e mirë, e kam fjalën për komunitetin e shqiptarëve. Ju përfaqësoni njujorkezët e mirë, punëtorë të palodhur, të përkushtuar dhe të devotshëm”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video