Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Njofton FFK: Gjithçka gati për ndeshjen Drita – Prishtina

Njofton FFK: Gjithçka gati për ndeshjen Drita – Prishtina

Tashmë është gjithçka gati për ndeshjen e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Për herë të parë organizimi i ndeshjes së Superkupës do të bëhet jashtë vendit, më saktësisht në Antalia, në qendrën sportive Mardan.


Klubet janë të obliguara t’i përmbahen masave antiCovid-19, që janë të caktuara me ligjet e autoriteteve turke, por sa i përket testit për koronavirus ekipeve do t’u vlejë testi me të cilin kanë hyrë në Turqi, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën (më 23 janar) në orën 14:00, sipas kohës lokale në Turqi (në ora 12 sipas kohës sonë) e ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e FFK-së.

Lexo edhe

Video

error: