Manchester City barazoi sot pa gola në ndeshjen kundër Copenhagen në Ligën e Kampionëve.
City i kishte fituar tre ndeshjet e fundit në këtë garë dhe kjo është hera e parë në këtë sezon që kampioni anglez humb dy pikë në Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.
Në të njëjtë kohë, City, i cili ka këtë sezon po shënon më shumë gola falë Erling Haaland, dështoi që të gjente golin sot kundër një skuadre për herë të parë në edicionin 2022/23.
30 minutat e para të ndeshjes së sotme prodhuan paraqitje fantastike, ku Rodri shënoi një super gol në minutën e 11’, por që VAR-i e anuloi për shkak të një loje me dorë nga Riyad Mahrez.
Më pastaj, në minutën e 24’ të ndeshjes, gjyqtari akordoi penallti në favor të Cityt, për shkak të lojës me dorë nga mbrojtësi i Copenhagen, Boilesen.
Sidoqoftë, City nuk mundi të përfitoj nga kjo mundësi, pasi që penalltia e Mahrez u prit nga portieri i Copenhagen, Kamil Grabara.
Grabara prodhoi një paraqitje fantastike kundër Cityt duke bërë pritje të shumta, dhe tani është bërë portieri i parë në këtë sezon që ka mbajtur portën e paprekur kundër Manchester Cityt.
Më poshtë mund ta gjeni edhe penalltinë e Mahrez që u prit nga Grabara.