Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 16 shtator 2021 (e enjte ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.


Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për miratimin e Buxhetit për vitin 2022;
  4. Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2022;
  5. Informatë nga DKA-ja, për përgatitjen e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-2022;
  6. Informatë nga DSHPS-ja rreth situatës me Covid-19 në komunën e Rahovecit;
  7. Informatë nga drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm për përkrahjen e bizneseve në qira dhe taksa afariste komunale.

Shënim: Propozim dokumentet e kësaj mbledhje janë të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës së Rahovecit në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/09/shtator-2021.pdf.

Lexo edhe

Video

error: