Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së dhjetë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së dhjetë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 29 tetor 2021 (e premte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;


Pyetje dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

Shqyrtimi i Raportit Financiar për periudhën janar-shtator 2021;

Informatë për menaxhimin e mbeturinave për vitin 2021.

Shënim: Propozim dokumentet e kësaj mbledhje janë të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës së Rahovecit në këtë vegëz:https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/10/Tetor-2021.pdf .

Lexo edhe

Video