Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së 11 të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së 11 të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 22 nëntor 2021 (e hënë), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.


Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë të Kuvendit të Komunës për vitin 2022;
  4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë të Kryetarit të Komunës për vitin 2022;
  5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për miratimin e Draft Planit të punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2022.

Shënim: Propozim dokumentet e kësaj mbledhje janë të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës së Rahovecit në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/11/Nentor-2021.pdf  .

Lexo edhe

Video