Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me datë 30 korrik 2021 (e premte), duke filluar në ora 10:00.
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit, e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale.
Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi Afrim Dina propozon këtë:
- Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
- Shqyrtimi i Raportit financiar janar-qershor 2021;
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpallje qytetar nderi
- Qemal Minxhozi;
- Shqyrtimi i Raportit të auditimit të jashtëm të komunës së Rahovecit për vitin financiar të përfunduar me 31 dhjetor 2020;
- Shqyrtimi i Raportit të DKA-së, për përfundimin e viti mësimor 2020-2021.
Të gjitha propozim dokumente e Kuvendit Komunal, janë të publikuar në uebfaqën zyrtare të komunës së Rahovecit: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/materialet-e-kuvendit/, kurse materialet për mbledhjen e muajit korrik janë të publikuara në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/07/Korrik-2021-1.pdf .