Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së gjashtë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së gjashtë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Ftohen anëtarët e Kuvendit Komunal, që të marrin pjesë në mbledhjen e gjashtë (6) cila do të mbahet më 29 qershor 2022 (e mërkure), me fillim në orën 10:00, në sallën e KK Rahovec.

Për këtë mbledhje propozoj këtë:

R E N D D I T E.

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00369-0 zonë kadastrale Mrasor;

4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00759-0 në zonën kadastrale Retijë;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00377K-0, 00444K-0 dhe 02214K-0 në zonën kadastrale Xërxë;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, personave fizik dhe juridik – P- 01830-0, zona kadastrale Rahovec;


7. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim vendimit Për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P – 01830-0, zona kadastrale Rahovec;

8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës, personave fizik dhe juridik – P- 01043-1, 01035-0, 01039-0 dhe 01036-2, zona kadastrale Xërxe;

9. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim vendimit Për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 01043-1, 01035-0, 01039-0 dhe 01036-2, zona kadastrale Xërxe;

10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025 dhe Qarkores Buxhetore 2023/1;

11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës personave fizik dhe juridik – P-01038-2, 01055-2, 01034-0, 01045-0, 01033-2, 01044-0, 01040-0, 01036-2, zona kadastrale Xërxe;

12. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim vendimit Për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-01038-2, 01055-2, 01034-0, 01045-0, 01033-2, 01044-0, 01040-0, 01036-2, zona kadastrale Xërxe;

13. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien e Pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronën e institucionit qendror për interes publike;

14. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit 01-Nr. 306/22 i datës 29.04.2022 për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve në Komunën e Rahovecit i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin 01-Nr. 334/22 të datës 31.05.2022;

15. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr. 332/22 i datës 31.05.2022 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe16. Informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural;

Lexo edhe

Video