Njoftim me rëndësi nga Byroja Kosovare e Sigurimit

Njoftim me rëndësi nga Byroja Kosovare e Sigurimit

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës se nga viti i kaluar, pas marrëveshjes së nënshkruar nga Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe Byroja e Sigurimit e Malit të Zi, hyrja në territorin e Republikës së Malit të Zi, si dhe hyrja në Kosovë nga ky shtet bëhet vetëm me TPL Plus, respektivisht karton të Gjelbër, pa paguar asnjë euro shtesë.


Në qoftëse qytetarët e Kosovës gjatë hyrjes në territorin e Malit të Zi nuk e posedojnë policën TPL Plus, atëherë ata duhet të paguajnë sigurimin kufitar. I njëjti princip vlen edhe për qytetaret e Malit të Zi, të cilët në mungesë së kartonit të Gjelbër duhet të paguajnë policën kufitare.

Polica TPL Plus merret në kompaninë ku keni sigurimin e automjetit dhe e njëjta vlen për hyrje në Republikën e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi

Lexo edhe

Video