Njeriu që vrau Bin Ladenin: E dinim ku fshiheshin talibanët, mjaftonin disa bomba

Njeriu që vrau Bin Ladenin: E dinim ku fshiheshin talibanët, mjaftonin disa bomba

Pamjet e evakuimit kaotik nga Kabuli i kanë shkaktuar “zemërim të thellë dhe trishtim” ish pjesëtarit të grupit Navy Seal, që vrau Osam Bin Ladenin 2 majin e vitit 2011.

“Ne duhet të kishim ikur nga ai vend që në 2005-sëm. Misioni fillestar ishte mposhtja e Al Kaidës dhe kapja e Bin Ladenit. Përse duhet të qëndrohej aq gjatë? Katastrofa që po shohim tani është një turp. Jam shumë i trishtuar për njerëzit që humbën jetën atje”, tha Robert O`Neill në një intervistë për një gazetë franceze.


Ish-marinsi mendon megjithatë se Shtetet e Bashkuara nuk humbën. “Ne i fituam të gjitha betejat dhe e vramë Bin Ladenin. Talebanët po krijojnë një legjendë. Pas britanikëve dhe rusëve, i takoi amerikanëve të tërhiqeshin pa triumf, dhe për këtë, atyre nuk iu desh as të luftonin”, vazhdon ai.

“Më 2005, mund të pozicionoheshim jashtë Afganistanit dhe do të kishim kohë mjaftueshëm për të organizuar mbështetjen ajrore. Do të mjaftonte të siguronim bazën e Bagramit pranë Kabulit. Ne e dinim se ku fshiheshin ata, mjaftonte të lëshonim disa bomba”, ka thënë ish-marinsi./tch

Video

error: