Njeriu që e zbuloi Dybalan e këshillon sulmuesin të largohet urgjentisht nga Juventusi

Njeriu që e zbuloi Dybalan e këshillon sulmuesin të largohet urgjentisht nga Juventusi

Ish-presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, thotë se Paulo Dybala duhet të largohet nga Juventusi sepse futbolli i tij ka më shumë fantazi dhe do të përshtatej më shumë te Barcelona ose Real Madridi, përcjell KosovaPress.

Dybala po kalon nëpër një periudhë jo të mirë këtë edicion me fanelën e Juventusit dhe është kritikuar shumë për përkushtimin e tij ndaj skuadrës.


“Unë ende kam besim se Dybala është një kampion dhe një djalë i mire gjithashtu.”, u shpreh fillimisht Zamparini.

“Fakti që ai nuk po luan si startues ne Serie-A është vërtetë një blasfemi. Paulo është dashur të bëjë atë që i kam thënë për tri vite, të largohet nga Juventusi. Futbolli i tij ka më shumë fantazi. Mendoj se ai do të përshtatej më shumë te Barcelona ose Real Madridi.”, deklaroi Zamparini.

Lexo edhe

Video

error: