Njëri qëndron tjetri largohet, PSG vendosë për dyshen Neymar-Mbappe

Njëri qëndron tjetri largohet, PSG vendosë për dyshen Neymar-Mbappe

Paris Saint-Germain thuhet se është i gatshëm të ndahet me Neymarin nëse kjo do t’i ndihmojë ata të lidhin Kylian Mbappen me një kontratë të re.

Mbappe ende nuk ka nënshkruar zgjatjen e marrëveshjes së tij ekzistuese që përfundon në fund të sezonit dhe vazhdon të jetë i lidhur fort me një kalim te Real Madridi si lojtar i lirë.

Megjithatë, kohët e fundit ka pasur sugjerime se francezi mund të jetë i hapur për të zgjatur qëndrimin e tij në kryeqytetin francez, pasi ai është ende i pavendosur për të ardhmen e tij, përcjellë KosovaPress.


Sipas “Le Parisien”, PSG-ja ka dalë me tre zgjidhje të mundshme për ta mbajtur Mbappe-n, njëra prej të cilave është të ndahet me Neymarin dhe ta bëjë atë si pikën kryesore të projektit.

Raporti shton se dorëzimi i shiritit të kapitenit tek Mbappe është një tjetër opsion, ndërsa ata gjithashtu mund të zgjedhin të qetësojnë ish-yllin e Monakos me nënshkrimet e nevojshme për të synuar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Neymar ka shënuar 11 gola dhe gjashtë asistime në 24 ndeshje për skuadrën e Mauricio Pochettinos këtë sezon, por do të humbasë ndeshjen e së mërkurës në Ligue 1 me Angers për shkak të pezullimit.

Lexo edhe

Video