Një vit më parë, paqeruajtësit e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO u sulmuan gjatë protestave të dhunshme në komunën e Zveçanit, thuhet në një reagim të KFOR-it.
Sipas njoftimit thuhet se 93 efektivë u plagosën, disa prej të cilëve me lëndime të rënda.
“Sot, ne nderojmë shërbimet dhe sakrificat e bashkëluftëtarëve tanë, të cilët vunë jetën në vijën e tyre për të kryer detyrat e tyre për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.... Guximi i tyre ndihmoi në stabilizimin e situatës në zonë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës”, tha gjeneralmajor Özkan Ulutaş, komandant i KFOR-it.
Në reagim poashtu thuhet se faktet duhet të vërtetohen dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës.
Tutje është bërë me dije se është rritur qëndrimi i KFOR-it në veri të Kosovës dhe se është trefishuar numri i patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative.
Sipas KFOR-it, kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen.