Një vajzë ra nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj, u dërgua në QKUK

Një vajzë ra nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj, u dërgua në QKUK

Një vajzë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor në emergjencën e Ferizajt, e lënduara është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, asti në procedurë hetimore.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”./KosovaPress

Lexo edhe

Video