Një tërmet i fuqishëm godet Iranin jugor

Një tërmet i fuqishëm godet Iranin jugor

Një tërmet i fortë me fuqi 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi provincën jugore iraniane Hormozgan, pranë qytetit port të Bandar Abbas, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) dhe televizioni shtetëror iranian.

Më herët është thënë se tërmeti ka qenë me fuqi 6.1 ballë të shkallës Rihter dhe se ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, ka thënë EMSC, raporton Reuters.

“Tërmeti u ndje në disa qytete jugore iraniane në provincën Hormozgan”, tha një zyrtar lokal për televizionin shtetëror.


Televizioni shtetëror raportoi se zona u godit nga dy tërmete dhe se ekipet e shpëtimit u dërguan.

Për momentin nuk ka informacione për viktima ose dëme materiale.

Lexo edhe

Video