Një sqarim i detyruar për luftimin në Koshare

Një sqarim i detyruar për luftimin në Koshare

Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër u UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” të madhe në Koshare, në pranverën e vitit 1999, nga Grupi Operativ GO-3 sikundër e ka cilësuar komandanti i atyre forcave, z.Rrustem Berisha: “Ne si ushtarë dhe eprorë të Brigadës 131, dhe eprorë e luftëtarë të brigadës 134 u treguam të gatshëm që të rreshtohemi në Grupin Operativ 3, njësi taktiko-luftarake”. Çdo civili i falet të shprehet në këtë mënyrë, por oficerit me akademi z.Rustem Berisha në asnjë mënyrë jo. Grupim Operativ kemi kur vihen nën një komandë të vetme dy e më shumë divizione, kurse grupimi i dy brigadave nuk përbën as edhe një divizion. Faktikisht në Koshare patëm gjithsej 2.600 forca të UÇK-së, që do të thotë se mund ta pranojmë se kishim të patëm një brigadë, nëse do ta pranojmë ta quajmë brigadë  këmbsorie. Si rrjedhojë, as që mund të mednohet se mund të zhvollojë një brigadë betejë.

Por çfarë duhet të kuptojmë me BETEJË? Beteja është tërësia e luftimeve taktike që kryen për asgjësimin pjesë-pjesë të armikut nga njësia operativë gjitharmëshe (divizioni) ose nga disa njësi taktike gjitharmëshe (brigade këmbsorie e tankiste) për plotësimin, zakonisht, të një ose disa detyrave të caktuara të operacionit Beteja që zgjidh detyrën më të rëndësishme, që është asgjësimi i grupimit kryesor të armikut, quhet betejë vendimtare. Këtë e shpreh qartë edhe Klauzeviçi: “Qëllimi i betejës është të shkatërrojë forca të shumta të kundërshtarit, duke përdorur një pjesë të vogël të forcave të veta.( Karl Fon Klauzeviç “Mbi luftën”, Tiranë, 1996, Libri 6, v.III,f.81).

Po çfarë veprimi luftarak patëm në Koshare? Vetëm një luftim. Brigada zhvillon luftim dhe jo betejë.

Këtë gjoja ‘Betejë” e kanë përgatitur dhe drejtuar një grup oficerash profesionistë ushtarakë shqiptarë të shkolluar nëpër akademitë e ndryshme ushtarake të ish-Jugosllavisë. Shumica e tyre kanë qenë angazhuar 2,5 muaj në luftën për çlirimin e Kosovës, në periudhën 23 qershor-8 shtator 1998, dhe u larguan nga Kosova, për mos të thënë dezertuan nga lufta.

Madje u treguan aq trima sa dhe armatimin ia dozuar policisë serbe: Gjithsej 1785 armë krahu, (për të cilën ekziston edhe dokumenti përkatës). Kjo sasi armësh është e barbartë të armatosur gati tre batalione të një brigade këmbsorie të ushtrisë serbe. Pasi u siguruna që nuk do t’u bënin serbët asnjë pengesë, këta zotërinj shkuan në Shqipëri, së bashku me një pjesë të efekivit të Br.131 dhe 134 të asaj zone operative.

Dorëzimi i armatimit dhe municionit policisë serbe dhe jo komandës së Zonës së Tetë Operative të UÇK-së në Dukagjin, na jep të drejtën të dyshojmë se ardhja e tyre në luftë kur UÇK-në filloi ta mbështesnin SHBA, dhe largimi i tyre pas 2,5 muaj luftë, duhet të ketë pasur qëllime të tjera, por që nuk është vendi  ta trajtojmë sot.

Po si e justifikojnë këta oficerë largimin (dezertimin) nga lufta në verën e vitit 1998? Përgjigjen na e jep vetë Komandanti i atij luftimi në Koshare, z.Rustem Berisha, deklaruar në në simpoziumin e organizuar po prej tij, më 9 prill 2000, në Gjakovë: “Në situatën e pashpresë, kur popullsia e kësaj ane (brenda në Kosovë) mund të ishte tashmë jo vetëm pre e luftimeve intensive të ushtrisë serbe, por edhe e terrenit të papërshtatshëm dhe të minuar në rajonin e gjerë të Bjeshkëve të Nëmura, si kalim i vetëm i mundshëm për evakuim. Këto ishin rrethanat që edhe më shumë e lidhën motivin dhe idenë tonë për një luftë nga kufiri e deri në çlirim, tek luftëtarët, konkretisht tek ne si ushtarakë që drejtonim këtë brigadë.” Me këtë “strategji”, këta zotërinj duan të na thonë se Kosova nuk mund të çlirohet nga vetë populli i armatosur, por, vetëm duke sulmuar nga jashtë saj, me ushtri të përgatitur në Shqipëri(!)

Mirëpo, na rezulton se kjo lloj “strategjie” nuk ka qenë thjesht ide e këtij grupi oficerash, por e vetë ish-presidentit Rugova dhe Qeverisë së partisë së tij me në krye z. Bukoshi, duke ia ngarkuar këtë detyrë Ministrisë së Mbrojtjes të asaj Qeverie. Këtë fakt na e vërteton z.Anton Çuni në intervistën e tij, në TV Dukagjini, më 2 maj 2019: “Kur jam paraqit për herë të parë në një objekt të Ministrisë së Mbrojtjes, në dhomën operative, ka qenë në mur një hartë,- kjo ka ndodh në fillim të korrikut 1998, – e cila ishte mbuluar me një stof. E shpalosa. Aty pashë se dikush kishte parapa një ndërhyrje strategjike që të kishte hapje të kufijve, në Qafë të Prushit, Qafë të Morinës… E kemi paraparë për një ndërhyrje.”

Është fakt, se një pjesë e konsiderueshme e atyre që u stërvitën në Shqipëri nën drejtimin e këtij kontigjenti oficerash, nuk u angazhuan asnjëherë në luftë, sikundër ishte “Brigada Mërgimi”, e dislokuar në Mamuras, si dhe ata në Qerret të Kavajës, përveç kontigjentit prej 256 luftëtarë që sulmoi në 9 prill 1999 në Koshare. Po u kujtojmë se këta trima vendosën të luftojnë dy javë pasi ishte angazhuar NATO-ja në luftë, duke bashkëvepruar me SH.P të UÇK-së.

Kjo kërkesë e tyre, për të sulmuar në Koshare, u miratua edhe nga Ministria e Mbrojtjes e QPK- si dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, si dhe drejtimi që ata kishin zgjedhur vetë për të sulmuar, rajoni i Koshares. Kjo nismë e tyre u mirëprit jashtëzakonisht nga SHP, pasi UÇK-ja kishte shumë nevojë për armë, municione dhe materiale të tjera për luftën si dhe për popullin që i ishte bashkangjitur formacioneve të UÇK-së.

Cila ishte Detyra Luftarake e këtyre forcave që sulmuan në 9 prill në Koshare?

Ajo ishte: Hapja e korridorit të funizimit në drejtimin Padesh-Nivokaz, si drejtimi më i shkurtër. Dhe “Këtë detyrë Rrustem Berisha, komandanti i Brigadës 138” e ka marrë drejtpërdrejt prej meje”, pohon ish Shefi Shtabit të Përgjitshëm të UÇK,Kolonel Bislim Zyrapi. Si rrjedhojë, SHP i UÇK-së e fuqizoi këtë forcë luftarake gradualisht, duke dërguar vijimisht kompani dhe batalione prej ditës së parë të atij sulmi, me mbi 2.300 luftëtarë. Këta ishin vullnetarë të ardhur nga diaspora si dhe nga gjithë trojet shqiptare e që stërviteshin në Qendrat Stërvitore në Shqipëri: në Feken (Mali me Gropa), Helshan (Krumë) dhe në qytetin e Burrelit. SHP i UÇK-së këtë formacion e emërtoi Brigada 138 e UÇK-së, dhe e kaloi në vartësi të Zonës III Operative “Dukagjini”. Pas një muaji u pagëzuau edhe me emërin e ish-shefit të saj të shtabit, Agim Ramadani, i cili vritet pas 48 orësh si pat filluar Luftimi në Koshare.


Çuditërisht, menjëherë sa vritet shefi i shtabit i këtij formacioni luftarak, komandanti dhe shtabi i GO-3 e ndërpresin mësymjen dhe kalojnë në mbrojtje(!) Këtë vendim ata e marrin pa marrë miratim prej SHP të UÇK-së. Dhe menjëherë filluan me organizimin e mbrojtjes, duke krijuar një front mbrojtjeje me gjerësi 15 km, në një thellësi 2-5 km brenda kufirit politik të Kosovës. Ky formacion luftoi në mbrojtje në këtë brez kufitar 65 ditë të tjera, derisa u futën forcat e NATO-s (KFOR-i) në Kosovë. Të ndodhur midis dëshirës për një fitore epope teorike dhe parandjenjës për një disfatë ushtarake, duket se ata kanë qenë para një dileme tragjike: të sulmojmë apo të bëjmë sikur sulmojmë.

Nëse nuk janë dakort se kanë qenë në këtë lloj dileme, janë të lutur t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme: 1. Ju që luftuat në Koshare, a e arritët objektivin strategjik të luftës sonë çlirimtare: çlirimin e Kosovës, sikundër thoni se e keni patur objektiv, si dhe që aspektin operativ për shtrirjen e luftës në të gjithë territorin e Kosovës dhe krijimin e armatës së Kosovës.”, sikundër shpreheni? 3. Nëpërmjet realizimit të detyrës së nivelit taktik “duke mbritur deri te Rrasa e Zogut mbi Rrasën Koshare”, vallë kjo arritje bëri të munduar “përmbushjen e objektivit final të Betejës, përkatësisht luftës.”, të nivelit strategjik dhe përmes saj u çlirua Kosova?

Këta zotërinj oficerë me akademi ushtarake pretendojnë se në Koshare është zhvilluar BETEJË, por nuk na kanë sqaruar: Çfarë lloj beteje u zhvillua: betejë Mbrojtëse, apo betejë Sumuese?  Cila palë zhvilloi betejë mbrojtëse dhe cila palë zhvilloi betejë sulmuese? Cila palë e pati në dorë fillimisht inisiativën dhe cila palë ia hoqi nga duart palës tjetër inisiativën? Cila palë kaloi në mbrojtje të dëshpëruar dhe cila palë fitoi betejën? Cilës palë i dështoi mësymja? Cila palë e pat parapërgatitur sulmin me kujdes dhe si e zhvilloi atë sulm? Cila palë donte të fitonte për çështje prestigji dhe cila palë e mbrojti prestigjin e vet? Cila palë përparoi në drejtim të pozicioneve të palës tjetër? Cila palë pati epërsi numerike ndaj palës tjetër? Cila palë pati epërsi zjarri ndaj palës tjetër? Cila palë dallohej më shumë në epërsi morale se pala tjetër dhe pse kjo epërsi nuk dha rezultat përparimi drejt pozicioneve të kundërshtarit? Cila palë pati furnizime në vijueshmëri në forca e mjete? Cilës palë i pengoheshin furnizimet nga toka dhe ajri? Cila palë pati konceptin e udhëheqjes së përbashkët dhe të kombinuar me forcat e tjera të ushtrisë së vetë? Si do të ishte më i drejtë përdorimi forcave nga GO-3 për dhënien e goditjes kryesore dhe ku e si do të duhej të jepej një a më shumë goditje ndihmuese? A duhej të qëndrohej në mbrojtje nga ana e forcave tona apo duhej të tërhiqeshin, kur e panë se qëndrimi vetëm në betejë mbrojtëse ishte i padobishën dhe i paleverditshëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën në tërësi?

Dhe, së fundi, duhet bërë e qartë se cila palë arriti sukses në fushën strategjike, operative apo taktike?

Bazuar në sqarimin që na bën z.Hysen Berisha, rezulton se forcat e GO-3 kanë sulmuar me kompani këmbsorie në secilin “drejtim operativ”. Mirëpo, kompania e këmbsorisë është nënrepart taktik bazë, e cila kryen luftim të afërt me anë të ndeshjes, në luftim të afërt me armikun, në një front me gjerësi 800-1000 m, dhe jo në një drejtim operativ, i cili zakonisht ka një gjerësi 10-15 km dhe jo 3 km sa është gjerësia ku sulmuan tre kompanitë e GO-3, të cilat ishin gjithsej 256 forca. Si mund të quhet drejtim operativ (DO) një sektor me gjerësi prej 800-1000 m, dhe me thellësi 600-800 m?!

Dhe ajo që të bën të dyshosh edhe më shumë në aftësitë e tyre ushtarake është fakti, se të tre këto kompani, (që këta i quajnë njësi taktike, që do të thotë brigada!), janë i vetmi skalion dhe të vetmet forca që dispononte GO-3, në 9 dhe 10 prill 1999, duke mos pas skalion të dytë! Dhe më keq akoma: Si mund të kalohej në mësymje ndërkohë që armiku kishte epërsi në forca, (ai fillimisht 300 forca, ndërsa, ne 256 forca), kur dihet që në këto raste raporti i forcave duhet të jetë 2-3-4:1 në favor të sulmuesit?  

Zotëria Hysen Berisha në intervistën e dhënë në 16 prill 2019 te TV Dukagini thotë: “Përgatitja për vendimmarrje të betejës ka ndodhur 5-6 muaj përpara.”! Çdo betejë nuk zhvillohet kurrë ashtu si e kanë parashikuar ata që e drejtojnë. Ky është një kusht kryesor në luftë. Edhe në rastin tonë, luftimet vijuan të zhvilloheshin pa përkuar kurrë me ato që kishin paramenduar këta që e

planifikuan atë sulm 5-6 muaj resht(!) Dhe, mos harrojmë edhe tjetrën, se ka dy lloj betejash, betejë mbrojtëse dhe betejë sulmuese. Mirëpo, parë nga pikëpamja taktike, beteja është krejtësishtë sulmuese, nëse ti e kërkon kundërshtarin dhe e sulmon atë porsa hyn në teatrin e luftës. Në këtë rast beteja është gjithmonë taktikisht sulmuese, e cila realizohet kur sulmuesi do të ketë vënë në jetë krejt planin e vet dhe do të ketë përdorur pjesën më të madhe të forcave të tij.

Këta zotërinj, për të mbuluar mosrealizimin e detyrës së dhënë nga SH.P. i UÇK-së dhe për të mashtruar opinionin publik, (karem të cilin e kanë ngrënë të gjithë politikanët e Kosovës, përfshi dhe treshen e fundit), deklarojnë se kanë vrarë 1.600 ushtarë sërbë, kur dihet që, bazuar në një shkrim të oficerit të Koshares, Musa Gjakova, na rezulton se forcat serbe  ishin gjithsej: 2332 forca, gjë që këtë shifër na e pohon edhe pala serbe, shkruar në The Srpska Times”, datë 09.04.2019.

Realisht pala serbe pati vetëm 108 të vraë, ndërsa nga ana jonë 114 të vrarë dhe 350 të plagosur (invalid lufte). Sikur ta marrim të vërtetë se pala jonë mbrojtëse do t’i kishte vrarë armikut 1.600 forca, (thënë ndryshe 70% e forcave të tij), do të thotë, se palës serbe i kishin mbetur vetëm 732 forca në Koshare. Atëhere si shpjegohet që 2.500 forcat tona në Koshare vazhduan të qëndronin në mbrojtje në buzë të kufirit derisa shkuan atje forcat e NATO-s, më 19 qershor 1999, sikundër e pohojnë edhe vetë?

Dhe, që të mos lodhen këta zëtërinj për të na gënjyer më tej për “dëmet e mëdha” që i kanë shkaktuar armikut, po i referohemiRadio“Europa e Lirë” (që financohet nga Kongresi Amerikan), datë 8 Maj 2018, e cila na jep këtë bilanc humbjesh njerëzore gjatë luftës në Kosovëë: Gjithsej 13.518 të vrarë e të zhdukur. Prej tyre: A). Shqiptarë: 12.452. (Prej tyre: ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: 2.132; civilë shqiptarë: 8.662; persona të zhdukur (deri në prill 2018): 1.658 (mund të ketë edhe serbë në këtë shumë.) B). SERBË GJITHSEJT: 645 (CIVILË, USHTARË DHE POLICË). C). TË ETNIVE TJERA: 421 (CIVILË, POLICE, USHTARË), PRA JO MË SHUMË SE 1.000 FORCA ARMIKE. Pasqyruar këto të dhëna edhe në gazetën “EXPRESS”, e Dielë, 16 tetor 2018. Ku i gjetën këta zotërinj edhe 600 serbë të tjerë të vrarë, ndërkohë që pala serbe  thotë se i ka gjallë?

Prandaj zotërinjtë e këtij formacioni është mirë t’i gjejnë një emërtim tjetër këtij luftimit të tyre në Koshare, se betejë ajo nuk ka qenë dhe nuk mund të quhet kurrë si e tillë; të japin llogari për moszbatimin as të detyrës dhe as të urdhërit luftarak dhe mos të guxojnë më e të thonë se gjoja fituan luftimin në Koshare. 10 prill 2021

Lexo edhe

Video

error: