Zhytësit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë dhe ekipi i Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, kanë gjetur trupin e pajetë të qytetarit të komunitetit serb në kanalin e Ibër Lepencit, rrjedhë e Liqenit të Ujmanit.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka shkruar se pas raportimit në Policinë e Kosovës për zhdukjen e një qytetari të komunitetit serb në fshatin Zupç të Zubin Potokut, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent kanë trajtuar me seriozitet njoftimin e zhdukjes së tij me dyshimin për rënie në kanalin e Ibër Lepencit, rrjedhë e Liqenit të Ujmanit.
“Sot, zhytësit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë dhe ekipi i AME-së pas një pune me shumë përkushtim, kanë gjetur trupin e pajetë të qytetarit në një nga tunelet e këtij kanali. Përgëzoj pjesëtarët për profesionalizmin e treguar, falënderoj përgjegjësit e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc” për bashkëpunimin ndërsa familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet e mia. Hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të vdekjes së tij”, ka shkruar ai.