Një pjesë e Rahovecit dhe fshati Brestovc mbesin pa ujë të pijes

Një pjesë e Rahovecit dhe fshati Brestovc mbesin pa ujë të pijes

Pa ujë të pijes ka mbetur një pjesë e qytetit të Rahovecit dhe fshati Brestovc. KRU “Gjakova” njofton pa furnizim me ujë kanë mbetur përshkak të një defekti të gypit kryesor në njësinë e Rahovecit e në të cilin gyp është dashur të intervenohet.


“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 200 në njësinë e Rahovecit! Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, mbesin pa furnizim me ujë të pijes një pjesë e qytetit të Rahovecit dhe fshati Brestovc. Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura, që të rikthejnë sa më parë furnizimin me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

Lexo edhe

Video

error: