Një person humb jetën pas aksidentit me katërçikletë në Kamenicë

Një person humb jetën pas aksidentit me katërçikletë në Kamenicë

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në lagjen “Malësia” në Kamenicë.

Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar një motor-katërçikletë  kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës.


Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe

Video