Një person goditet në vendkalimin për këmbësor

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vranjevc.

Personi është goditur dje nga një veturë në vendkalimin për këmbësor. Kështu ka bërë të ditur sot për KosovaPress zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.


“Rreth orës 16:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

 Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

Lexo edhe

Video