Një nga kompjuterët e parë të Apple, shitet për 400 mijë dollarë

Një nga kompjuterët e parë të Apple, shitet për 400 mijë dollarë

​Një nga kompjuterët e parë të Apple u shit në ankand për 400 mijë dollarë.

Drejtuesi i ankandit John Moran kreu shitjen e kompjuterit Apple-One të martën. Ky është një nga pak kompjuterët e mbijetuar nga modeli i parë i gjigantit teknik.


Moran tregon se ata prisnin që vlera e kompjuterit të shkonte në 600 mijë dollarë, raporton A2.

Steve Wozniak dhe Steve Jobs krijuan kompjuterin në garazhin e familjes Jobs . Vetëm 200 kompjuterë Apple-One u krijuan asokohe.

Lexo edhe

Video

error: