Një në katër persona në Britani s’janë në gjendje të paguajnë për rrymë këtë dimër

Një në katër persona në Britani s’janë në gjendje të paguajnë për rrymë këtë dimër

Ndërsa kostoja e jetesës rritet në mbarë botën, organizata e pavarur britanike Citizens Advice paralajmëron se një në katër persona në Britani të Madhe nuk do të jenë në gjendje të paguajë të gjitha shërbimet e tyre në tetor.

Nga ata që do të kenë probleme me pagesën e faturave, 68 për qind e familjeve kanë të ardhura më pak se 30.000 funte në vit.


Rreth 3.2 milionë njerëz me nevoja të veçanta, si dhe rreth 4.4 milionë familje me fëmijë, nuk do të jenë në gjendje të përballojnë rritjen e paralajmëruar të çmimeve të energjisë dhe do t’iu mungojnë rreth 100 funte në muaj, parashikon organizata, raporton BBC.

Ata thonë se kanë pasur parasysh masat e Qeverisë, por edhe rritjen e kostove të jetesës. Ata i bëjnë thirrje Qeverisë për reagime të mëtejshme dhe masa të reja, si dhe kërkojnë nga rregullatori i energjisë Ofgem që të ndërmarrë hapa që qytetarët të mbrohen nga pasojat dhe borxhet më të rënda.

Një nga drejtueset e Citizens Advice, Clare Moriarty, tha se miliona njerëz ishin në rrezik të lartë të dëshpërimit.

Lexo edhe

Video