Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Një muaj paraburgim për mbajtje të armës pa leje dhe vjedhje në Prizren

Një muaj paraburgim  për mbajtje të armës pa leje dhe vjedhje në Prizren

Gjykata e Prizrenit ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi që mbajti armë pa leje dhe vjedhje.

Gjykata nëpërmjet një komunikate për medie ka treguar se me 10 janar të 2020-ës, i njëjti me dy persona të tjerë të maskuar kanë kryer vjedhje në një biznes të pajisjeve teknologjike. Përveç L.K dy personat e tjerë ende nuk janë identifikuar.

“Me datë 10 janar 2020, pas mesnate në Prizren, në objektin e personit juridik – biznes të pajisjeve teknologjike, në bashkëveprim edhe me dy (2) persona të tjerë deri më tani të paidentifikuar – të gjithë të maskuar, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, depërtojnë me forcë duke kaluar pengesat e krijuara, në atë mënyrë që, derisa biznesi në fjalë ishte i mbyllur, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, thyejnë xhamin në afërsi të derës hyrëse, futen brenda nga ku arrijnë të marrin: Një (1) monitor të kompjuterit: Nëntë (9) telefonë ‘demo’; dhe Tre (3) tabletë, dhe me të shpejtë me veturën e tyre largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, me ç’ rast të dëmtuarit – personit juridik i shkaktojnë dëm material në shumën prej 7.200 € (shtatëmijë e dyqind euro)”, thuhet në komunikatën e gjykatës.


“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale:  vjedhja e rëndë nga neni 315 par.2 pika 1.1 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 16.02.2021 deri me datën 17.03.2021.  Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë”, vazhdon komunikata.

Tutje në komunikatë thuhet se “Mme datë, kohë dhe vend te njëjtë, i njëjti në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e zjarrit dhe atë: një pistoletë të tipit TT, – prodhim rus me një (1) karikator brenda saj dhe tetë (8) fishekë të kalibrit 7.62 mm e cila armë, të pandehurit aksidentalisht i ka rënë nga brezi duke u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës penale të përshkruara si në dispozitivin paraprak të këtij aktvendimi, me ç’ rast e njëjta edhe është sekuestruar përkohësisht. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri L.K., deri në momentin e ndalimit ishte duke qëndruar jashtë Republikës së Kosovës, gjithashtu duke pasur parasysh se  pandehuri ka vepruar në bashkëkryerje edhe me persona tjerë, dhe sjelljen e mëparshme të të pandehurit i cili nuk është për herë të parë para organeve të ndjekjes”.

Në bazë të këtyre rrthanave, Gjykata gjeti se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurit L.K., në procedurën penale, dhe parandalimin e dëmtimit të provave dhe përsëritjes edhe të veprave tjera penale të kësaj natyre.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: