Një muaj paraburgim për veprën penale vrasje

Një muaj paraburgim për veprën penale vrasje

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B.B., për shkak të veprës penale vrasje.

I pandehuri, më 29 gusht 1999, me dashje ka privuar nga jeta C.M., pas një mos marrëveshje në oborrin e shtëpisë ku ishte duke banuar i ndjeri.

Pas kësaj fjalosje, i pandehuri fillimisht e godet me shuplakë e pastaj nga një qerre kali nxjerr një shufër druri dhe me të njëjtin e godet viktimën në anën e pasme të kokës, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore, si pasojë e të cilave ai vdes në Spitalin Regjional në Pejë.


Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

 

 

 

Lexo edhe

Video