Një muaj paraburgim për të dyshuarit për mashtrim me bileta të aeroplanit

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për mashtrim me bileta të aeroplanit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve M.K. dhe A.B. për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Në komunikatën për media thuhet se i dyshuari M.K. dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorisë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.K. dhe A.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatë.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit M.K. dhe A.B. gjenden në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale në këtë të fazë të procedurës, ngase të njëjtit kanë zhvilluar aktivitet të kundërligjshëm dhe atë në bashkëkryerje duke dëmtuar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve përmes agjencionit të tyre.

Të pandehurit M.K. dhe A.B. dyshohen nga prokuroria se në bashkëkryerje, përmes fakteve të rreme përmes Agjencisë Turistike “Prishtina Jet” iu kanë shitur bashkatdhetarëve/të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit në Kosovë me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi aktual, e të cilat fluturime nuk janë realizuar edhe përkundër pagesave që janë bërë nga të dëmtuarit.

Lexo edhe

Video